Ora News - Avokati i të arrestuarve: Edi Rama, Unaza e Re është rruga e funeralit tënd politik

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati Artan Manushaqe duke komentuar vendimin e gjykatës së Tiranës për banorët e arrestuar të zonës së Astirit, i kërkoi kryeministrit Rama që të kthehet në dialog me banorët që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re.

Manushaqe: Prokuroria ta fillonte procesin pa u provokuar nga dhuna e pushtetit. Ka prokuroria dokumentacionin, që ka vajtuar në ambasadën amerikane dhe do të shkojë në Bashkimin Evropian. Të gjithë ata djem që janë dënuar sot janë dënuar politikisht me urdhër të Edi Ramës.

I bëj thirrje Prokurorisë jo thjesht për humanizëm të respektojë ligjin dhe të drejtat kushtetuese të çdo qytetari. Mesazhi tjetër është për Edi Ramën; djemtë dhe vajzat e Shqipërisë nuk kanë vdekur. Harroje këtë pjesë. Nuk do të prishet asnjë tullë në unazën e re. Harroje. Futju procesit ligjor, liroi djemtë nga burgu sepse ke dhënë urdhër dje dhe mos e fut policinë e shtetit në vëllavrasje me shqiptarët.

Edi Rama, Unaza e Re është rruga e funeralit tënd politik. Mos harro. Unaza e Re është Shqipëria. Nuk e nxjerr dot nga shtëpia tjetër. T'i kemi dhënë argumentet ligjor, ti e kthen në propagandë. Po e çon vendin në përplasje civile. I bëjmë thirrje intelektualëve që t'i bëjnë presion Edi Ramës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/avokati-i-banoreve-te-arrestuar-edi-rama-unaza-e-re-eshte-rruga-e-funeralit-tend-politik

Recommended