Ora News - Unaza e Jashtme e Tiranës, Avokati i Popullit: Shkelen të drejtat e banorëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërtimi i Unazës së Madhe po shoqërohet me një sërë shkeljesh.

Avokati i Popullit ka përfunduar një raport të cilin e ka dorëzuar në Kuvend ku konstatohet se se ndërtimi i segmentit Lindor të Unazës së Re në zonën e Maternitetit të Ri dhe në zonën e Shkozës ka një sërë problemesh që kanë cenuar rëndë të drejtat e pronësisë dhe të strehimit për qindra familje që preken nga ndërtimi i rrugës.

Sipas raportit për ndërtimin e këtij projekti ka pasur një mungesë të theksuar bashkëpunimi midis institucioneve të linjës si ARRSH,IKMT dhe ALUIZNI. Në përgjigje të këtij shqetësimi Aluizni tha se ka zbatuar ligjin.

Avokati i popullit ka konstatuar se ndërtimi i segmentit Lindor të Unazës së Re në zonën e Maternitetit të Ri dhe në zonën e Shkozës ka pasur një sërë shkeljesh. Ky institucion ka dorëzuar në Kuvend raportin ku sqaron të gjitha problematikat e hasura të cilat kanë cenuar të drejtat e pronësisë së banorëve dhe mundësitë e tyre për strehim.

Ndër të tjera në raportin që i është dorëzuar Kuvendit thuhet se institucionet e linjës si ARRSH, IKMT dhe ALUIZNI nuk kanë bashkëpunuar për mbarëvajtjen e procesit të prishjes së ndërtimeve dhe dhënien e shpërblimeve. Në përgjigje të interesimit për këtë çështje ALUIZNI ka sqaruar se ai ka zbatuar ligjin dhe ka bërë skualifikim e objekteve që ishin në proces legalizimi pas kërkesës së bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Albana Tollkuçi: ALUIZNI vepron në bazë të ligjit dhe bën përjashtimin nga legalizimi të ndërtimit informal. Kjo ka qenë arsyeja që këto banesa nuk janë legalizuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/unaza-e-jashtme-e-tiranes-avokati-i-popullit-investimi-shkel-te-drejtat-e-banoreve-te-zones

Recommended