"Ju flet Moska": Unaza e madhe e Tiranës dhe Unaza e madhe e Shkupit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme Unazën e madhe të kryeqytetit, duke e krahasuar atë me Unazën e madhe të Shkupit.

Myftaraj: Do të bëj një krahasim midis mënyrës si u ndërtua Unaza e Shkupit dhe si po ndërtohet Unaza e Tiranës.Ka një paralelizëm të pashmangshëm sepse të dy këto qytete në vitin '80 projektuan ndërtimin e Unazave. Të dyja këto qytete janë pak a shumë të ngjashme në kuptimin e shtrirjes.

Për këtë flet vetë fakti se Unaza e Madhe e Shkupit u projektua me 26 km, ndërsa Unaza e Madhe e Tiranës në fund të viteve '80 u projektua me 27 km. Në përfundim kur u ndërtua, Unaza e Madhe e Shkupit ka zbritur në 22 km dhe çuditërisht edhe Unaza e Madhe me ndryshimet që i janë bërë projektit do të jetë jo më shumë se 22 km.

Ngjashmëria është dhe diku tjetër. Në vitet '90 qeveria maqedonase për këtë projekt kërkoi ndihmë të huaj dhe për të gjithë ata që kanë kujtesë të mirë, por dhe për ata që nuk kanë kujtojmë se pas luftës së Kosovës filloi një projekt i madh për Ballkanin i quajtur "Pakti i stabilitetit për Europën Juglindore" që do të jepte dhe shumë para për projekte infrastrukturore.

#oranews #jufletmoska
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-unaza-e-madhe-e-tiranws-dhe-unaza-e-madhe-e-shkupit
Recommended