Ora News - Unaza e Jashtme, Jaupi: Nuk kemi marrë asnjë të dhënë për miratimin e projektit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati i Popullit ka dërguar një relacion voluminoz pranë Kuvendit për ta informuar se ndërtimi i segmentit lindor të unazës së re në Maternitetin e ri dhe në Shkozë ka paligjshmëri dhe kanë cënuar banorët. Avokati i Popullit shpreh dyshime se projekti që po zbatohet është i palgjshëm, pasi nuk ka një vendim zyrtar për zbatimin e tij dhe se hallkat e përfshira në proces, ARRSH, IKMT dhe ALUIZNI kanë vepruar duke shkelur ligjet dhe udhëzimet.

Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Alket Jaupi i ftuar në studion e lajmeve me gazetaren dhe drejtoren e informacionit të Ora News, Beti Njuma tha se nuk i është vënë në dispozicion infiormacioni i kërkuar mbi zbatimin e këtij projekti.

Alket Jaupi: Të paktën në dy raste, ne na ka rezultuar se procedurat e ndjekura nga IKMT kanë qenë në shkelje të ligjit, sa i përket mënyrës së njoftimit të subjektit. Është arritur në konkluzionin që mënyra e njoftimit është e tillë që e vë subjektin përkatës para faktit të kryer.

Ne e kemi pasur pjesë të shqyrtimit dhe të hetimit administrativ këtë çështje. Ishte një nga pjesët e rëndësishme që duhet thënë se cili ishte projekti, me çfarë vendimi është miratuar, kush është organi që e ka miratuar dhe kush janë fazat e zbatimit? Ne kemi kërkuar disa herë me shkresa nga ana e ARRSH, për hir të së vërtetës na janë dërguar të dhëna për dy vendime të tjera që nuk flasin për një vendim për miratimin e ndërtimit të lotit të tretë të unazës lindore të Tiranës. Këtu ka dhe një problem tjetër, në institucione të ndryshme dhe në korrespondenca zyrtare ndryshon dhe terminologjia e projektit. Përfundimisht ne përgjatë kohës që kishim programuar për të hartuar këtë raport, nuk kemi mundur të marrim në dorë një të dhënë të saktë lidhur me vendimin mbi bazën e të cilës është miratuar ky projekt.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/unaza-e-jashtme-japi-nuk-kemi-marre-asnje-te-dhene-miratimin-e-projektit
Recommended