Ora News – Shën Valentini në Tiranë, Klosi: Kemi nevojë për të dhënë e marrë më shumë dashuri

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mes mesazhesh të shumta dashurie është festuar edhe në Tiranë festa e të dashuruarve. Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë përmes aktiviteteve përçoi mesazhet e dashurisë ndaj njërit-tjetrit, ndërsa nuk mungonin lulet dhe dhuratat e shkëmbyera mes çifteve.
Dita e të dashuruarve ka gjallëruar rrugët e kryeqytetit ku të shumtë ishin çiftet që kanë zgjedhur të shijojnë këtë ditë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Në aktivitetin ?Dashuria dhurohet në shumë mënyra?, nxënësit e shkollave të arsimit profesional dhe Qendrat e Formimit Profesional kishin krijuar surpriza për të dhënë mesazhe dashurie.
Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi, tha se kjo është një ditë për të dhuruar më shumë dashuri.
Klosi: Ne kemi shumë nevojë që në një shoqëri si shoqëria shqiptare të kemi shumë më tepër dashuri dhe të kemi shumë më tepër dhurim dashurie. Sëbashku me nxënësit e arsimit profesional dhuruam diçka për qytetin, dhuruam diçka për natyrën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/klosi-kemi-nevoje-per-te-dhene-e-marre-me-shume-dashuri/

Recommended