Klosi: Presim të kemi shumë turistë edhe në muajin shtator - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
 Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i është bashkuar të rinjve të ?Smile Albania? në pikën kufitare të Morinës për të mirëpritur së bashku me ta pushuesit që kalojnë në këtë pikë.



Në takimin me policët kosovarë, ministri Klosi u informua për rritjen e numrit të pushuesve gjatë këtij muaji dhe pritshmëritë më të mëdha të shtatorit.





Ministri Klosi siguroi se të gjitha strukturat do të jenë në gatishmëri edhe gjatë muajit shtator për të siguruar një sezon të suksesshëm turistik.



?Ajo çfarë kemi kontaktuar me të gjthë turistët gjatë ditës së sotme është një dëshirë e tyre  për të kaluar deri në mesin apo fundin e shtatorit pushimet në Velipojë Shëngjin, Durrës dhe më tej në zonën e jugut dhe për të gjitha këto ne do të vazhdojmë të mbajmë strukturat tona në gatishmëri që sezoni turistik edhe gjatë muajit shtator të jetë me të njëjtat parametra me sigurinë maksimale, pastërtinë maksimale dhe po ashtu me shërbime sa më të kontrolluara dhe cilësore për turistët kosovarë.?
Recommended