Sezoni, Klosi në Report Tv: Në gusht në Shqipëri 1.5 mln turistë, 20% më shumë se në 2017
  • 6 years ago
TIRANE-Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ishte i ftuar në studion e REPORT TV në kuadër të sezonit turistik. Ai u ndal te cilësia e plazheve dhe numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë këtë sezon. Duke u ndalur te muaji gusht, Klosi theksoi se deri tani vendin tonë e kanë vizituar 1.3 milionë turistë, ndërsa deri në fund të muajit shifra parashikohet që të shkojë në 1.5 duke iu referuar fluksit, 20% më shumë se në 2017 për gushtin.

Bazuar te prenotimet, ai tha se edhe shtatori me tetorin do të jenë muaj të ngarkuar. Ministri vlerësoi se shqiptarët e Kosovës vijojnë që të jenë besnikë, ndërsa deri tani llogariten se kanë hyrë mbi 56 mijë nordikë. Duke u ndalur te pastërtia, ai tha se ka ende shumë për të bërë, ndërsa referuar rasteve të mbytjeve, ministri theksoi se janë shumë herë më pak se vitin e kaluar, ndërsa për sezonin tjetër do të ndryshojë gjendja.

INTERVISTA E PLOTE NE REPORT TV

Si po ecën sezoni turistik?
Ka një rritje krahasuar me një vit më parë, gushti ka shtuar numrin e turistëve të huaj, 1.3 milionë turistë të huaj të regjistruar në TIMS deri tani. Mund të shkojë deri në 1.4 milionë, duke e çuar deri në 22% më shumë se një vit më parë. Duke shënuar një nga kulmet.

Përfshirë edhe emigrantët?
Jo! Në shifrat e turizmit janë edhe më shumë, por nuk evidentohen pasi janë me pasaporta shqiptare. Turistë konsiderojmë një shtetas të huaj që rri më shumë se 24 orë, kemi hequr numrin e tranzitëve. Ka shtetas nga Kosova, që hyjnë në Morinë dhe dalin në portin e Durrësit, por po të krahasojmë me një vit më parë, krahasuar me një vit më parë kemi rritje me 20%. Vetëm dje kanë hyrë 37.800 shtetas të huaj, në katër ditët e fundit të gushtit presim që kjo shifër të shkojë deri në 1.5 mln turistë.
Recommended