RTV Ora - 'Fejdexhinjtë' e Shkodrës: Nuk i kemi dhënë para me fajde djemve të ish-prefektit
  • 5 years ago
#rtvora
Gjykata e Apelit të Shkodrës pritet të shpallë të mërkurën vendimin për masat e sigurisë ndaj 12 personave të akuzuar si pjesë e grupit që jepte para me fajde me interes të lartë në këtë qytet.

Në fund të seancës që u zhvilllua të martën për 4 orë prokurori Brahim Dragjoshi tha se masa e sigurisë ?arrest me burg? duhet të lehtësohet për shtetasit Naim Ahmeti, Adri Bala dhe Lulzim Sylja. Ndërkohë për 9 personat e tjerë prokurori i qëndroi kërkesës për lënien e tyre ?arrest me burg?.

Thuajse të gjithë të dyshuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre para gjykatës. Bërhan Alija ka shpjeguar përmes avokatit se klienti i tij nuk ka dhënë para me fajde tek ish prefekti i Shkodrës apo dy djemtë të tij. Sipas tij i vetmi veprim ishte blerja e një makine. Më pas radha ishte për ish-kancelarin e gjykatës Artan Dragani, avokati i të cilit u shpreh se klienti i tij duke patur lidhje miqësore me djemtë e ish prefektit u ka dhënë një shuma parash për t?i ndihmuar në situatën e vështirë ekonomike por jo me fajde siç pretendohet. I arrestuari tjetër, Edi Memçaj pretendoi se nuk i ka dhënë para me fajde djemve të ish prefektit Paulin Radovani. Ai tha se ka blerë një tokë në Velipojë në shumën 10 milion lekë dhe një dyqan motrës të ish prefektit Radovani.

Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati mbrojtës i Marjan Bregut i cili e quajti atë që ka bërë ish prefekti si një skemë piramidale. Marjan Bregu, mësues në shkollën e mesme ?Jordan Misja?, peshëngritës i Vllaznisë i ka patur shokë djemtë e ish prefektit tha avokati mbrojtës dhe sot është i arrestuar dhe ata që kanë mashtruar janë të lirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fejdexhinte-e-shkodres-nuk-i-kemi-dhene-para-me-fajde-djemve-te-ish-prefektit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended