Klosi në Berat: Nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar në turizëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Berati ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar që t?i përgjigjen numrit të rritur të turistëve. Apeli i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nga qyteti i Beratit ku uroi fillimin e vitit shkollor në disa shkolla të këtij qyteti.

Ministri Klosi tha se këtë vit është dyfishuar numri i turistëve në Kalanë e Beratit ndërsa në të gjithë vendin gjatë këtij viti pritet që Shqipëria të ketë mbi 6 milionë pasaporta të huaja të regjistruara në kufirin shqiptar. Për këtë arsye Berati, theksoi ministri Klosi, ka nevojë për njerës të kualifikuar. Duhen shtuar kapacitetet akomoduese, duhen ofruar shërbime cilësore, dhe ringritur sistemi i zejtarëve, por mbi të gjitha, duhet diversifikuar oferta turistike. Kjo e fundit një nevojë urgjente jo vetëm për qytetin e një mbi një dritareve, por për të gjithë Shqipërinë.

Ministri Klosi bëri thirrje për të rritur akoma më shumë rekrutimin në 2 shkollat profesionale të qytetit ndërsa apeloi biznesin që të kthejë sytë nga studentët e kualifikuar të këtyre shkollave për të pasur një staf të qëndrueshëm profesional që ofron shërbime cilësore për turistët.

Ministri Klosi vizitoi më pas ambjentet e rikonstruktuara  të shkollës ?Kristo Isak? ku pa nga afër mjediset e praktikës mësimore.

Recommended