RTV Ora - “Daullet për Paqen”, Veliaj: Sot kemi nevojë më shumë për mirëkuptim dhe paqe
  • 5 years ago
#rtvora

Tirana përjetoi edhe këtë vit, një moment të veçantë dedikuar paqes. ?Daullet për Paqen? erdhën në sheshin ?Skënderbej? si një event shumë domethënës, me synimin për të promovuar kulturën e paqes. I pranishëm në këtë aktivitet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sot më shumë se kurrë ka nevojë për mirëkuptim dhe paqe.

?Më pëlqen shumë ideja e daulleve të paqes, ndërkohë në të gjithë botën sot, edhe në Shqipëri, por edhe në Francë, ka shumë njerëz që i bien daulleve të sherrit, daulleve të dhunës, daulleve të përçarjes, daulleve të stërkëmbëshave, daulleve që zgjojnë ndjenjat më të këqija të njerëzimit. Pyetja që kemi sot është: cilave daulle u biem? Daulleve të engjëjve apo daulleve të djajve? Daulleve të paqes apo daulleve të luftës e të sherrit? Unë besoj se sot kemi nevojë më shumë për këtë mirëkuptim dhe paqe?, tha Veliaj.

Në eventin ?Daullet e Paqes?, organizuar me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Ambasadës Franceze në Tiranë dhe nxënësve të shkollës franko-shqiptare ?Viktor Hygo?, fëmijët përcollën mesazhet e tyre, për një botë ku të mbizotërojë buzëqeshja e ku çdokush të ketë lirinë e të drejtat e tij. Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi se edukimi dhe përgatitja e gjeneratës tjetër, jo vetëm brenda orës së mësimit, por edhe me aktivitete në komunitet, është shembulli më i mirë e frymëzues për atë çfarë duhet të jetë arsimi sot.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/daullet-paqen-veliaj-sot-kemi-nevoje-me-shume-mirekuptim-dhe-paqe

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended