Veliaj paqe me banorët, zgjidhet ngërci për Unazën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shtrëngoi këtë të martë, duart me banorët e zonës së Astirit, duke e futur çështjen e zgjerimit të Unazës së Madhe në rrugën e zgjidhjes.Ai priti në një takim në sallën e Këshillit Bashkiak një përfaqësi të zgjeruar të banorëve të ?Astirit?, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe. Veliaj i falenderoi banorët që pranuan t?i hapin rrugë zbatimit të projektit, që do ta kthejë edhe këtë segment të Unazës në një rrugë, sipas të gjitha standardeve, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe trafikun e makinave.?Ky qytet e ka ndarë mendjen të zhvillohet dhe duhet të eci përpara. Arsyeja pse dua të falenderoj të gjithë miqtë e tjerë është se të paktën këtu nuk kemi ndarje, këtu kemi dakordësi maksimale që ky qytet do të zhvillohet, do eci përpara, do ndërtohet, do bëhen rrugë, do bëhen shkolla, do bëhen kopshte, do bëhen çerdhe, parqe dhe shpesh herë për këto punë do të duhet me hap rrugë të disa ndërtimeve, kjo nuk do as mend as kalem. Fakti që kemi stabilizuar këtë bazë dakordësie është një fillim i mirë?.
Recommended