Veliaj, banorët e Unazës së Re: Bonusi i qerasë mund të rritet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim në ambientet e Këshillit Bashkiak banorët e ?Astirit?.Kryebashkiakut tha se ka vullnet nga institucioni që drejton që askush të mos dal i humbur nga procesi i zgjerimit të Unazës së Re.Ai shtoi se deri më tani janë vlerësuar 58% e objekteve për të cilët pronarët kanë dorëzuar dokumentet në bashki.Vetëm këtë të martë sipas tij, ARRSH ka bërë vlerësimin e 18 objekteve të tjera në zonë.Sa i takon 6 banesave që janë prishur deri më tani, kreu i bashkisë pohoi se këto familje me probleme ekonomike dhe që jetonin në kushte jo të mira tashmë do të trajtohen në banesa sociale.Ai la të nënkuptohet se edhe bonusi I qerasë për tre vjet mund të rishikohet dhe të rritet më tej.Ndërsa u shpreh se të gjithë banorët, të cilët humbasin një pjesë të tokës nga zgjerimi I Unazës por që u mbetet një sipërfaqe tjetër buzë rruge mund të aplikojnë lehtësisht në Bashki për leje ndërtimi.Veliaj tha se ka parë në protest të cilët nuk preken fare nga zgjerimi I Unazës por që vijnë në protest për të ngritur gishtat dhe për të marrë votat.

Recommended