Banorët e Unazes se re: Do na prishen shtëpitë nga zgjerimi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qindra banorë të unazës së re në Tiranë protestuan këtë të shtunë kundër prishjes së shtëpive të tyre, që preken nga plani i zgjerimit të këtij aksi. Ata bllokuan njërin krah të unazës duke shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve. Policia ndërhyri duke u kërkuar lirimin e rrugës, por ajo është hapur vetëm pas 30 minutash. Të tensionuar, banorët thanë se jane lajmeruar vetëm [ara tre ditësh për të liruar shtëpitë e tyre, ndërkohë që u kanë dhënë afat 10 ditë për tu zhvendosur. Vetëm në këtë zonë janë 160 banes që preken nga projekti. Protestuesit kërkuan takim me deputetët e zonës dhe me kryetarin e bashkisë erjon veliaj. Disa prej tyre thanë se do të pranojnë të zhvendosen, vetëm pasi të kenë marrë një kompensim të drejtë për shtëpitë e tyre.

Recommended