Ora News - Veliaj viziton një familje të Unazës: Banesat sociale mund t’i mbani pa afat

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në një nga familjet që kanë pranuar të strehohen në banesat sociale pas prishjes së shtëpisë në Unazën e Re. Benjamin dhe Zymbyle Pira jetonin në kushtet të vështira në një nga banesat pa leje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

Veliaj u tha atyre se mund të rrinë pa afat në shtëpinë e dhënë nga bashkia.

Veliaj: Ne kemi mbrojtur hebrenjtë, nuk i la njeri në Tiranë pa bukë e pa shtëpi, jo më njeri-tjetrin, por tani duhet të kuptojmë: Edhe rruga të bëhet, edhe njerëzve t?u japim shtëpi! Ju garantoj se jo vetëm ju, por të gjithë ata që do aplikojnë pas jush, kushdo që do të bashkëpunojë dhe do thotë, ore unë dua të bëhet rruga, por më ofroni diçka, ne jemi këtu që të ofrojmë diçka! Këtu, banesat i kemi pa limit kohor.

Ndërkohë nga Unaza e Re, deputetja e PD, Albana Vokshi denoncoi faktin se në takimin e së martës me Veliajn në bashki, nuk ishin banorët e unazës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-viziton-nje-familje-te-unazes-banesat-sociale-mund-ti-mbani-pa-afat

Recommended