Ora News - Skandali i Unazës së Re, 194 familje të tjera te Lana në qiell të hapur
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banesat që janë pranë lumit të Lanës janë të palegalizuara. Banorët japin alarmin nga rreziku i shembjes së banesave, duke akuzuar se projekti u mbahet i fshehtë. Madje ata denoncojnë se Bashkia u ka marrë të dhëna personale në mënyrë të qëllimshme. Ndërsa tani rrezikojnë të mbesin në qiell të hapur dhe pa dëmshpërblim e çati mbi kokë.

"Ku të shkojmë ne? Kemi 22 vjet këtu..." Për familjen Cullhai, pjesëtarë të së cilës janë 14 persona, projekti i devijimit të shtratit të lumit Lana, shemb çdo shpresë që kanë ngritur deri më tani. Banesa e tyre përfshihet në sipërfaqen ku do të kalojë rrjedha e re e lumit.

"Unë jetoj 14 veta këtu, tre kurorë. Vetë dhe 3 çunat. Ku të shkoj unë? Ai thotë shkoni në banesa sociale. Si të shkoj unë pensionist? Ja tre vjet, po pastaj ku do të shkoj?"

"Jemi aq shtrenjtë sa Zoti e di. Kemi dhe fëmijët që punojnë andej vend e pa vend, e mbajnë mendjen këtu se kanë derdhur djersën kaq vite".

Ndërtesat në këtë zonë janë të palegalizuara. Ndaj në rast se përfshihen në projekt, nuk do të përfitojnë dëmshpërblim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skandali-i-unazes-se-re-194-familje-te-tjera-te-lana-ne-qiell-te-hapur
Recommended