Report TV - Tërmeti 5.1 ballë, 35 familje në qiell të hapur, 235 banesa të dëmtuara në Dibër, pamje
  • 6 years ago
Tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter i cili goditi vendin një ditë më parë, ka shkaktuar dëme të shumta në banesa në Qarkun e Dibrës. Emergjencat Civile raportojnë për 235 banesa të dëmtuara në të gjithë qarkun, ndërsa Bashkia e Matit është më e prekur nga pasojat e lëkunddjeve sizmike, ku rezultojnë 90 shtëpi të cilat kanë pësuar dëmtime si çarje të mureve dhe tavaneve.

Nga këto 35 familje kanë mbetur në qiell të hapur, për shkak se banesat kanë pësuar dëmtime të shumta. Epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë Njësisë Administrative Macukull ku janë disa shtëpi të cilat janë dëmtuar. 

Për të inspektuar nga pranë situatën, në Mat pritet të mbërrijtë drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako. Gjithashtu, ekspertët e Emergjencave Civile ndodhen prej ditës së djeshme në terren në ndihmë të përfaqësuesve të pushtetit lokal. 

Report Tv siguroi një ditë më parë pamjet e para nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti në disa banesa, të cilat kanë pësuar çarje të mureve dhe tavaneve si rrjedhojë e lëkundjeve të forta sizmike.
Recommended