Report TV Tërmeti i la në qiell të hapur/ Shtëpi dhe punë e re për pjesëtarët e familjes Luri
  • 4 years ago
TIRANE- Familja e Dallëndyshe Lurit, e cila u godit nga tërmeti i 26 nëntorit e humbi strehën, sot, njësoj si mijëra familje të tjera të prekura është sistemuar në një shtëpi me qira. Deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja e Dallëndyshes dhe të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në qytetet e prekura, përfitojnë nga Bashkia e Tiranës bonusin e qirasë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të bëhet një vlerësim i thelluar i të gjitha godinave dhe i pallateve të cilat janë dëmtuar nga tërmeti. ?Duhet një studim i thelluar inxhinierik. Duhet marrë opinioni i ekspertëve që duhet të shemben apo mund të meremetohen. Vlerësimi paraprak është bërë, janë të gjitha në listë të inventarizuara. Tani do bëhet vlerësimi final, se çfarë do bëhet më këtë pallat. Pra të jemi në rregull jo vetëm nga pikëpamja ligjore, por edhe nga ajo teknike?, tha Rama.
Recommended