Apel për ndihmë!Anëtarët e familjes Dervishi jetojnë në një shtëpi të ndërtuar 80 vite më parë në Sukth, shtëpi e cila po shëmbet pjesë pjesë dhe rrezikon që
  • 6 years ago
Apel për ndihmë!

Anëtarët e familjes Dervishi jetojnë në një shtëpi të ndërtuar 80 vite më parë në Sukth, shtëpi e cila po shëmbet pjesë pjesë dhe rrezikon që t’i zërë dita ditës të 5-të pjesëtarët e kësaj familjeje brenda.

Pak nga sëmundjet, pak nga vështirësitë ekonimike dhe pak edhe nga vendi ku jetojnë, e ka bërë këtë familje që të jetojë mes vuajtjeve dhe frikës se mos vdesin nga një shembje e mundshme e shtëpisë së tyre, e cila nuk mban më.

Tavani ka marr formë të pjerrët me kulmin në mes të secilës dhomë. Tek njëra dhomë gjumi, tavani tashmë është shëmbur pjesërisht dhe nuk do vonojë shumë kur të shëmbet e gjithë shtëpia dhe kjo familje të përfundojë në ndonjë kronikë lajmesh.

Besniku si shtylla e kësaj shtëpie, nuk e ka më forcën që ka pasur dikur por as 3 djemtë e tij, edhe pse të rritur sado që mundohen, e kanë të pamundur që të çajnë e t’i përballojnë vështirësitë.
Kur të shihni këtë video do e kuptoni një pjesëz të vuajtjeve të tyre që mes lotësh ata bëjnë apel për ndihmën tuaj pasi shteti nuk u është gjendur kurrë në ndihmë.

Familja ka nevojë urgjente për ta ndërtuar shtëpinë nga e para pasi as muret dhe as tavanet nuk janë më të sigurta për jetën e tyre. Për mos folur më pas për kushtet e vështira ku jetojnë.
Kushdo që e ka mundësinë sado të vogël që të kontribuojë, këto janë llogaritë.

Llogaria në lekë në Tirana Bank: 0175-613760-001
IBAN: AL22206111900000175613760001
--------------------------------------------------------------
Llogaria në euro në Tirana Bank: 0175-613760-002
IBAN: AL92206111900000175613760002

SWIFT CODE: TIRBALTR

Për çdo lloj ndihme tjetër që dëshironi të ofroni, kontaktoni në këtë numër: 0696854791
Recommended