Policja vret 4 anetaret e familjes dhe veten
  • 4 years ago
Në mesditë, në Gjilan është shuar një familje e tërë. Me armë zyrtare, policja 44-vjeçare nga Gjilani, V. Bllaca dyshohet të ketë kryer vrasje të pesëfishtë.

Ajo dyshohet të ketë vrarë fillimisht prindërit, dy vëllezërit e saj dhe në fund veten. Ajo jetonte bashkë me këta anëtarë të familjes. Policja dhe vëllezërit e saj nuk ishin të martuar.

Ndonëse dyshohet që e njëjta të ketë pasur problem psikike, policia ka mohuar që zyrtarja të ketë qenë e suspenduar.

?Ka qenë policie e stacionit policor të Gjilanit, police e Kosovës. Nuk ka qenë e suspenduar?.

Ndërkohë ende nuk janë bërë të qarta motivet e kësaj vrasje të pesëfishtë.

Familjen më të afërt, në këtë rast axhën e zyrtares policore e ka vizituar kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka propozuar ditë zie ditën edhe kur do të bëhet varrimi i familjes Bllaca.

Trupat e pajetë të tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Tv Klan
Recommended