Report Tv-Tepelenë/ 7 anëtarët e familjes Duro jetojnë në kasolle
  • 6 years ago
Një familje prej shtatë anëtarësh që jeton në një kasolle. Kjo është historia e familjes Duro që jeton në fshatin Martalloz të Tepelenës. Babai i burgosur, nëna e sëmurë dhe fëmijët në kushte të mjerueshme e bëjnë këtë familje njërën prej më të varfërave në këtë zonë.

Barrës së rëndë që ka rënë mbi ta i shtohet edhe një borxh prej 15 mln lekësh të marrë nga kryfamiljari, i cili vuan dënimin prej një muaji. Dikur një kasolle që shërbente për bagëtite, këto ambiente të përdheshme janë veshur me frymën e mjerimit dhe kanë marrë emrin shtëpi. Fëmijët tregojnë se sa e vështirë është jeta, kur një vakt i bollshëm ushqimi ëhstë luks në Shqipërinë e 2018-s.
Recommended