A1 Report - Tre anëtarët e familjes Ferracaku jetojnë me lëmoshat e komshinjve

  • 9 years ago
?Kafshatë që s kapërdihet asht or vëlla mjerimi?

Kjo shprehje e Migjenit i vjen ndërmend kujtdo që rruga e çon në shtëpinë e familjes Ferracaku në fshatin Zhelazhan të Lushnjës.

Varfëria, skamja mjerimi dhe mungesa e shpresës prej 34 vitesh janë ulur këmbëkryq në sofrën e vobektë të kësaj familjeje.

Kjo ndërtesë e cila ka vetëm mure të rrënuar dhe një gjysmë çati me tjegulla të thyera e plastmasë të grisur është banesa e çiftit Ferracaku dhe djalit tyre 7-vjeçar.

Objekti nuk plotëson as kushtet minimale të jetesës, teksa c ka bie jashtë hyn edhe brenda.

Disa objekte të ashtuquajtura orendi, pjesëtarët e familjes Ferracaku i kanë gjetur në kosha plehrash dhe i kanë sjellë në ?shtëpinë? e tyre.

Këto pamje të fokusuara nga kamera jonë brenda këtij objekti nuk kanë nevojë për koment.

Objekti shërbente dikur si magazinë dhe ky mbishkrim në mure i kohës regjimit, nuk është i plotë pasi suvaja ka rënë.

Një krevat i vjetur, disa orendi të shkatërruara, disa dërrasa janë improvizuar si mobilie janë e vetmja pasuri e kësaj familjeje.

Kryefamiljari gjatë verës është në Sarandë ku bën punë të ndryshme, ndërsa lëmosha e komshinjve është ushqimi i përditshëm për këtë familje, teksa përkrahja sociale që marrin ju hyn shumë pak në punë.

E zonja e shtëpisë Vasilika përmes kameras tonë rrëfen se prej vitesh ata vetëm mbijetojnë,ndërsa ka një apel për këdo që mundet ta ndihmojë.

Premtimet në kohë fushatë për ndërtimin e një dhomë ku të jetojë kjo familje deri tani kanë mbetur në letër.

Në largohemi me shpresën se dikush do t'i ktheje sytë nga kjo familje, skamjen e së cilës do të kishte të vështirë ta përshkruante edhe Migjeni.

Recommended