Report TV -Bubq, 234 familje të prekura nga termeti, prej dy netësh në qiell të hapur
  • 4 years ago
Tërmeti i rënë më 26 nëntor ka shkaktuar dëme të mëdha dhe në fshatin Bubq. në këtë fshat janë dëmtuar banesat e plotë 234 familjeve (mbi 1000 persona). Të gjithë këta persona që prej ditës së tërmetit më 26 nëntor, nuk kanë hyrë më në banesat e tyre për shkak të frikës për ndonjë lëkundje tjetër. Në këtë zonë janë dërguar 26-çadra nga Ministria e Mbrojtjes por ende nuk është vendosur se ku do të hapen, pranë njësisë administrative apo pranë banesave. Banorët kërkojnë që për tre katër familje të ngrihet një çadër e përbashkët pranë banesës së tyre, pasi kanë edhe gjedhë që nuk mund ti lënë vetëm.
Recommended