180 banesa te demtuara nga termeti

  • 5 years ago
Ka qenë një natë e gjatë dhe e vështirë ajo e së shtunës për banorët fshatit Floq në Korçë, shtëpitë e të cilëve u bënë të pabanuara nga tërmeti 5,3 ballë i orëve të para të mëngjesit.

Janë mbi 230 banorë që e kanë kaluar natën në çadrat e shpërndara nga Emergjencat Civile dhe forcat e armatosura. Ata rrëfejnë edhe për të afërmit e lënduar.

Situatën e shohin të vështirë ndaj kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për rindërtimin e shtëpive.

Lëkundje më të vogla sizmike janë ndjerë sërish gjatë natës. Shtabi i Emergjencave civile raporton se ka evidentuar 184 banesa te dëmtuara, 60% e te cilave janë aktualisht te pabanuara. Më të prekur janë fshatrat Floq, Vidovë dhe Qafzes. Në Floq është vendosur shërbimi shëndetësor 24 orë ndërsa për banorët janë shpërndarë ushqime dhe ujë. Deri me tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, teksa 7 prej të cilave të riparuar.

Tv Klan

Recommended