RTV Ora - Korça në panik nga tërmetet: Gati 100 banesa të dëmtuara, 4 të plagosur
  • 5 years ago
#rtvora

Ministria e Mbrojtjes njofton bilancin e dëmeve nga lëkundjet e tërmetit në Korçë, që nisën në orën 06:20 deri në orën 09:00. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i bashkisë Korçë. Deri raportohen të dëmtuara 80 banesa. 4 shtetas kanë shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave kanë pësuar lëndime të lehta.

"Nga informacioni i marrë deri tani nga Prefektura Korçë, Policia e Shtetit dhe nga Spitali Rajonal i qytetit Korçë informohemi: Banesa të evidentuara me çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash deri tani në fshatin Floq dhe Dvoran janë 70 banesa. 50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh. Në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa. Në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra. Komisionet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve janë në terren dhe po evidentojnë çdo dëm të shkaktuar. Nga informacioni i marrë nga Spitali Rajonal Korçë, informohemi se 4 shtetas kanë shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave kanë pësuar lëndime të lehta. Spitali Rajonal Korçë është në gatishmëri me autoambulanca, staf mjekësor dhe me kapacitet 300 shtretër për përballimin e çdo situate."

Banorëve u jepen çadra

"Është komunikuar me QBO-në në ministrinë e Mbrojtjes për të vënë në dispozicion Detashmentin e Korçës në ndihmë të banorëve për montimin e çadrave që do të shkojnë nga DPRMSH si dhe një autobot me ujë të pijshëm. Janë marrë masa edhe për furnizimin e banor?ve me ushqime" informon ministrja e Mbrojtjes duke shtuar se Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile është në gatishmëri dhe po ndjek hap pas hapi çdo situatë

Korça në panik nga tërmetet

Korça është zgjuar me lëkundje të forta tërmeti të cilat kanë alarmuar banorët. Instituti i Gjeoshkencës raporton se deri në orën 08: 17 minuta janë regjistruar 11 lëkundje tërmeti.

Tërmeti shkaktoi panik tek qytetarët të cilët dolën jashtë banesave. Gjithshtu janë dëmtuar disa banesa.

Lëkundja më e fortë është raportuar në orën 04:26 me magnitudë ML=5.3 Rihter,me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.

Rreth orës 09:00 u shënua lëkundja e fundit e tërmetit raporton gazetarja e RTV Ora Lediona Dervishi. Raportohen dhe per dy persona të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar.

Banorët thane : ?Lëkundje të tilla nuk janë ndjerë që nga vitit 1960. Jemi të tmerruar. Janë plasur muret dhe kemi frikë të hyjmë në banesa."

Ministria e Mbrojtjes raportoi se në fshatin Dvoran janë dëmtuar 2 banesa ndërsa në fshatin Floq 3 banesa.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lekundje-te-forta-termeti-ne-korce

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Face...
Recommended