Mbi 120 banesa te demtuara, 15 te pabanueshme
  • 5 years ago
Mbi 120 banesa në bashkinë e Vorës janë dëmtuar nga tërmeti i të shtunës, ndërsa 15 prej tyre janë të pabanueshme.
Instituti i Ndërtimit do të nisë akt konstatimet fillimisht në Vorë për të kolauduar gjendjen e godinave të dëmtuara, nëse përbëjnë apo jo rrezik për të qëndruar banorët, apo edhe punonjësit e strukturave shtetërore.
Inspektimet e para do të nisin nga godina e bashkisë, ku u zhvillua edhe mbledhja e shtabit të emergjencave, e ku dalloheshin qartë muret e çara.
Disa zona në pjesën mes bashkisë së Vorës dhe Durrësit kanë ende probleme me furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i bën thirrje qytetarëve që të shmangin edhe kalimin në urën e Peqinit, Rrogozhinës dhe Fushë ? Krujës derisa të bëhet konstatimi për gjendjen fizike të dëmtimit të tyre nga tërmeti.
Recommended