Voda: 1000 familje pa një strehë mbi kokë, 27 banesa do të shemben në Durrës e Tiranë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

1000 familje aktualisht janë pa një strehë mbi kokë, por ky është vetëm vlerësimi paraprak i autoriteteve pasi numri mund të rritet.

12 banesa në Durrës dhe 15 të tjera në Tiranë do të shemben plotësisht nga Inspektoriatet e Ndërtimit.

E para u shemb sot në zonën e ish-Kënetës. Ato tashmë janë të pabanueshme për shkak të shkatërrimit nga goditjet e tërmetit të 26 nëntorit.

Voda: Durrësi ka qenë pjesa më e prekur. Numri i banesave të shkatërruara plotësisht për të cilat ka filluar shkatërrimi. Sot kemi shembur një banesë me rrezikshmëri të lartë në zonën e ish-Kënetës dhe nesër kemi 11 të tjera me të cilat do të vazhdojë Inspektoriati vendor dhe ai kombëtar i territorit. Pra 12 banesa të shkatërruar totalisht i kemi në qarkun e Durrësit, ndërsa në qarkun e Tiranës kemi 15 banesa të shkatërruara totalisht, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate të shkatërruar plotësisht dhe 61 pallate të dëmtuara rëndë.

Deri tani janë mbledhur 15 milion euro dhe administrimi i fondeve do të bëhet nga Komiteti Kombëtar i Rindërtimit.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, në një lidhje telefonike nga Durrësi për RTV Ora tha se se synimi është rindërtimi i banesave të qytetarëve.

Voda: Në faqen e-Albania janë të gjitha llogaritë bankare për të dedikuar ndihmat. Synimi kryesor është rindërtimi i banesave. Kryeministri sot bëri thirrje edhe për përfshirjen e anëtarëve të opozitës.

Por a do ketë persona që do të mbajnë përgjegjësi për ndërtimin jashtë standardeve?

Voda: Policia e Shtetit do të bëjë punën e saj.Sigurisht që do të merremi dhe me përgjegjësit e kësaj gjëje.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/voda-1000-familje-pa-nje-strehe-mbi-koke-27-banesa-do-te-shemben-ne-durres-e-tirane

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended