Ora News - Lirohen banorët e Jalës, apelojnë për mbështetje: S'kemi strehë mbi kokë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Jalës të shoqëruar nga policia e Vlorës janë lënë të lirë rreth mesnatës së djeshme, mes tyre edhe një vajze minorene 14 vjeçare.Ndërkohë ata apelojnë për mbështetje, pasi edhe pse të lirë, thonë se nuk kanë ku të fusin kokën.

Një ditë pas aksionit të IKMT-së në Jalë, pronarët e objekteve të shembura kërkojnë rrugëzgjidhje pasi thonë se kanë mbetur pa strehim.

Ndërkohë familjarët e fisit Balaj kanë kaluar natën jashtë në pamundësi për të gjetur një vend ku të qëndrojnë.

"Kaluam një ditë shumë të vështirë, na shkatërruan, na vranë dje, na lanë jashtë. Kemi fjetur jashtë, unë kam fjetur këtu. Jam 52 vjeç, kisha arritur të bëj një shtëpi 40 metra, kam tre fëmijë.Me dokumenta, me certifikata, të vinë dhe ta verifikojnë".

"Jam pa ushqim, jam pa bukë, jam pa gjellë. Nuk kanë ku të gatuajnë, ushqimet kanë mbetur në gërmadhë. Nuk kemi ku të strehohemi, jemi 20 veta. Kanë prishur shtëpinë e vjetër me hipotekë, mirë të tjerat që janë pa leje".

Sipas tyre, ndërhyrja e IKMT-së i ka gjetur të papërgatitur pasi nuk ishin njoftuar më herët dhe nuk kanë mundur të marrin as rrobat e trupit nga banesa.

Banorët thonë se fadromat e IKMT-së kanë shembur edhe të vetmen banesë me certifikatë pronësie që daton e vitit 1947.

Mes personave që kanë mbetur në qiell të hapur është edhe një vajzë 14 vjeçare, e cila thotë se pas shembjes së shtëpisë nuk ka arritur të shkojë as në shkollë pasi librat i kanë humbur nën rrënoja.

E mitura ishte mes 7 personave që u shoqëruan në polici pas përplasjes së IKMT me banorët.

"Kanë qenë 10 orë fiks që më kanë mbajtur vetëm mua në polici, babin dhe kushërinjtë i kanë mbajtur më shumë.Unë jam pa larë, librat nuk e di fare ku i kam, nga kanë shkuar. Mbrëmë kam fjetur në makinë, në bagazh se nuk dija ku të shkoja".

Ndërtesat e shembura një ditë më parë në Jalë sipas banorëve shërbenin si ndërtesa, ndërsa një pjesë e tyre shfrytëzoheshin për turistët gjatë muajve të verës.

Por sipas IKMT bëhet fjalë për shembjen e 9 objekteve të palegalizuara me funksione shërbimi, kryesisht hoteleri, për të cilat pronarët ishin njoftuar sipas rregullave.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lirohen-banoret-e-jales-apelojne-mbeshtetje-skemi-strehe-mbi-koke

Recommended