RTV Ora - Koçi: Rreth 1000 ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti, ndërhyrje në banesa dhe kompensim
  • 5 years ago
#rtvora

Për banorët e prekur nga tërmeti i 21 shtatorit do të procedohet njësoj si për rastin e Korçës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i ftuar në RTV Ora, tha se në banesat e dëmtuara rëndë do të ketë ndërhyrje radikale, ndërsa për të tjerat kompensim në bazë të ligjeve në fuqi.

Koçi: Ashtu si në Korçë, për banesat e dëmtuara rëndë do të ketë një ndërhyrje më radikale, ndërsa për të tjerat do të ketë një kompensim sipas ligjit dhe vendimeve përkatëse të qeverisë.

Koçi vlerëson se nga pikëpamja financiare situata është e përballueshme.

Koçi: Deri tani kanë ardhur mesazhe solidariteti nga vende partnere dhe BE, e cili ka një mekanizëm të mbrojtjes civile.Derisa ka një gatishmëri kjo do të ndodhë. Por jo vetëm BE, por edhe vende të veçanta si Italia që mund të japin një ndihmë të drejtëpërdrejtë në përputhje me nevojat dhe kërkesat e qeverisë shqiptare.

Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes foli për rreth 1000 ndërtesa të dëmtuara.

Koçi: Jemi duke marrë shifat dhe faktet paraprake.Dëmet janë të mëdha në banesa. Deri tani janë rreth 1000 ndërtesa, përfshi banesa të vogla, por edhe më të mëdha si pallate.

Sa i takon akuzave të opozitës për shpalljen e emergjencës, Koçi thotë se nuk janë kushtet për një gjë të tillë.

Koçi: Gjendja e emergjencës së shpallur sipas ligjit është kur me strukturat të cilat përgjigjen për të përballuar këto lloj emergjencash nuk ja arrin dot. Nuk mund të përballohet situata sepse përmasa e fatkeqësisë është e tillë që nuk mund ta përballojë policia dhe forcat e armatosura me strukturat përkatëse. Bëhet kjo shpallje në mënyrë që çdo energji, strukturë shtetërore dhe kapacitete private vihen në shërbim të emergjencës. Deri tani nuk shoh një situatë të tillë, fatmirësisht nuk jemi në atë lloj përmase të propozohet një gjë e tillë. Mbetet për tu gjykuar.Nuk është rasti për të bërë lojëra politike me ngjarje të tilla si tërmetet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/koci-rreth-1000-ndertesa-te-demtuara-nga-termeti-nderhyrje-ne-banesa-dhe-kompensim

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended