Veliaj: Banesa sociale për banorët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV E ndërsa banoret e unazës se re refuzojnë te largohen nga shtëpitë, Erion Veliaj inspekton banesat sociale ne Shkoze. Sipas kreut te bashkisë apartamentet jane gati dhe me te gjitha kushtet per te pritur familjet e zonës se Astirit.?Unë besoj se sot në të gjithë Tiranën ka një konsensus, që edhe Unaza të bëhet, por edhe familjet të marrin një trajtim social. Pikërisht, kjo e dyta është punë e Bashkisë së Tiranës. Pra, kemi rregulluar të gjitha apartamentet në banesat sociale këtu në zonën e Shkozës, ku ka një stacion autobusi, ku ka qendër sociale, mensë sociale, ku ka klinikë, sidomos për grupet më vulnerabël, pra, kur janë çifte të moshuarish, kur ka njerëz të sëmurë, pikërisht që stina festive t?i zërë në banesa të reja. Nga inspektimi që bëra sot jam realisht i impresionuarKreu i bashkësie kërkoi nga banoret te mos përdoren nga opozita pasi sipas tij, Lulzim Basha i ka zgjidhur te gjitha punët e tij.?Sot duhet të marrin një vendim, do kërkojnë të ardhmen dhe fatin e tyre, apo do rrinë të kërkojnë të ardhmen dhe fatin e Lulit. Luli ka shtëpi edhe me kat shtesë pa leje, që e dha vetë kur ishte në bashki, në Tiranë. Shtëpi në Lalëz, shtëpi në Hollandë. Këto të tria që dihen. Luli i ka rregulluar punët e veta. Pyetja është: Do të rregullojmë edhe punët e banorëve? Bashkia e Tiranës është për të rregulluar punët e banorëve, jo punët e partive. Për ata deputetë që parkojnë me ?Range Rover? dhe si hobi vijnë dhe protestojnë duke sjellë dhe protestues shëtitës, besoj se fundi është i qartë. Projektet do vazhdojnë, Tirana nuk ndalet, progresi do ecë përpara. Distancohuni nga Luli i ?VIKTORIA INVEST-it? që punët e tij, pazaret e tij, shtëpitë e tij dhe katandinë e tij e ka zgjidhur. Bëhuni palë me qeverinë, me Bashkinë, që unaza të bëhet, banesat t?i kemi, bonusi i qirasë të jepet, dhe shpronësimi 100% për ata që i kanë me letra?Veliaj kërkoi nga banoret te nisin aplikimet ne njësite e tyre vendore per te përfituar banese sociale. Ndërkohë deri tani kane aplikuar 15 familje per te jetuar ne apartamentet ne Shkoze.

Recommended