Banoret, proteste per pallatin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e dy pallateve në Shkozet të Durrësit, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit kundërshtuan vendimin e institutit të ndërtimit për riparimin e tyre. Sipas akt-ekspertizës, njëri prej pallateve është klasifikuar me shkallën e dëmtimit DS4; kategori kjo që e përcakton shkallën e dëmeve të rëndë dhe që kërkon ekspertizë të thelluar. Duke iu referuar këtij konstatimi, banorët thanë se rikthimi në banesa nuk jep garanci pasi pallati nuk do të jetë i qëndrueshëm. Të njëjtën problematikë ngritën dhe banorët e pallatit ngjitur, sipas të cilëve, instituti i ndërtimit nuk ka bërë ekspertizë të plotë. Ndërkohë nga ana tjetër, autoritetet bashkiake thanë për vizion plus se për shembjen apo riparimin e godinave të dëmtuara vendos vetëm instituti i ndërtimit dhe se do të respektohet vendimi i këtij të fundit. Në qarkun e Durrësit janë dërguar për inspektim 1090 godina, të cilat morën dëme të shumta nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Recommended