Banorët shtrojnë vetë rrugën, 30 vjet premtime për 1300 metra - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fshati Ferr-Shkopet në Bashkinë e Kurbinit vuan mungesën e infrastruktures prej 30 vitesh.Të lodhur nga pritja e gjatë dhe premtimet e pambajtura nga autoritetet, ata vendosën të ndërhyjnë vetë.Banorët I mblodhën fondet  dhe nisën shtrimin e rrugës me beton.Kjo sipas tyre, është më mirë sesa mashtrimet e vazhdueshme për asfaltimin e vetëm 1.3 kilometrave rrugë.Por rruga nuk po bëhet pa sakrifica. Dikush ka marrë borxh e dikush tjetër është detyruar të shesë bagëtitë.Drejtuesit e njësisë administrative vetëm kanë ndjekur si spektatorë punën e banorëve, duke u justifikuar me mungesën e fondeve për ndërhyrje.Fshati Ferr-Shkopet ka 300 banorë dhe gjendet në veri të Bashkisë Kurbin, fare pranë aksit kombëtar Milot - Burrel.
Recommended