Pallati në Kashar dëmtohet rëndë, banorët apel për ndihm - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lëkundja e fundit me magnitudë 4.9 ballë e regjistruar në orën 11:53 minuta ka agravuar situatën në disa pallate me probleme edhe në kryeqytet.Banorë të ndryshëm kanë telefonuar në Vizion Plus duke kërkuar prezencën e autoriteteve pranë këtyre godinave duke i konsideruar ato të rrezikshme.Shtetasja Eriona Koçi banuese në afërsi të pallateve Frataj, në zonën e Kasharit tha për Vizion Plus se pallati ku ajo jeton ka çarje të mëdha dhe futja brenda është tepër e rrezikshme.Ajo madje u shpreh e indinjuar në emër të banorëve me faktin se një përfaqësues i instancave shtetërore që ndodhet në vendin e ngjarjes heziton ta konsiderojë situatën problematike.I njëjti shqetësim ka ardhur edhe nga zona e Kinostudios për një tjetër pallat të evakuar për shkak të krisjeve në strukturat e veta.

Recommended