Ora News - Dëmtohet pallati në Kombinat, banorët akuza: Nuk ka ardhur askush!

  • 5 years ago
#oranews

Banorët e pallateve kanë qenë në shok prej lëkundjeve të tërmeteve për shkak të pasigurisë në qëndrueshmërinë e tyre.

Gjithësesi objektet shumëkatëshe në Tiranë që kanë pësuar më shumë dëme kanë qenë ato në zonat periferike, Institut, Ndroq dhe në Liqenin e Thatë.

Në Kombinat dëmet në një pallat janë të dukshme.

Banori: Ky është muri bazë i pallatit, i është këputur tulla, është shkërmoqur komplet, nuk mban më.

Banorja: Filluan të plasin depozitat, mezi kemi dalë.

Në ankth nga situata, banorët kanë kërkuar që autoritetet të nisin vlerësimin e objekteve. Madje nuk mungojnë as akuzat se inspektorët nuk e kryejnë detyrën e tyre.

Banori: Asnjë nuk ka ardhur këtu fare që të shikojë.

Banori: Të vinë dhe të shohin katin e katërt dhe të pestë, janë duke u shembur.Nuk ka ardhur asnjë sipër.

Banori: Deri këtu në kat të dytë vinë.

Për shkak të lëkundjeve të fuqishme, dy pallate në zonën e Liqenit të Thatë kanë pësuar dëme të shumta.

Edhe një pallat pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa një ballkon rrezikon të shembet.

Frika i bën këta banorë të qëndrojnë jashtë dhe të mos kthehen në banesa, ndaj dhe kërkojnë ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/demtohet-pallati-ne-kombinat-banoret-akuza-nuk-ka-ardhur-askush

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz