Ora News - Tërmeti në Dibër, banorët kritikët ndaj pushtetit qendror: Askush nuk ka ardhur!
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

12 ditë pas tërmetit në veri të vendit, familjet e prekura në fshatrat Vinjoll, Dukagjin, Gjalish, Frankth, Rake, Lac, Bruc e Derjan kanë nevojë për ndihmë.

Banorët janë shprehur kritikë me përfaqësues të pushtetit qendror që sipas tyre duhej të kishin shkuar në zonë për të parë nga afer situatën e rëndë.

"Asnjë nuk ka ardhur, vetëm këta të komunës erdhën dhe bënë një verifikim sipërfaqësor", tha një banor.

Pas kërkesës së bashkisë Mat, janë shpërndarë për banorët 100 krevatë, 90 batanije, 15 cadra dhe 30 pako ushqimore.

Deputetet e Partisë Demokratike në qarkun Diber te shoqeruar nga kryetari i PD në Mat, Alfred Ahmetcenaj, morën pjesë në takimin që kryebashkiaku i zonës Nezir Rizvani zhvilloi me drejtuesit lokalë mbi monitorimin e situatës së krijuar nga termeti i 11 gushtit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/termeti-ne-diber-banoret-kritiket-ndaj-pushtetit-qendror-askush-nuk-ka-ardhur
Recommended