Banorët e Astirit: Askush nuk ka pranuar banesat sociale, dy familjet që ikën jetonin te pularia

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vijon kundërshtia e banorëve për Unazën e Re. Banorët kanë kundërshtuar aksionin e policisë bashkiake për heqjen e ndriçimit publik.

Deputetë të opozitës ndodhen në mbështetje të banorëve.

Të pyetur nga Ora News, banorë të kësaj zone thonë se askush nuk i ka pranuar banesat sociale dhe se ata që i kanë pranuar kanë pasur nga një kotec pulash në vend të shtëpisë.

Banori: Asnjë nga banorët nuk ka pranuar, show i Erjon Veliaj. Ka marrë dy familje që rrinë tek pularia dhe i ka çuar atje. Në ato kotecat le të shkojë të rrijë ai, unë jo. Do ti përçajë.

Banorja: Atë kotec që kam, atë të më japë. Banesën t'ia japë atij që ka nevojë, unë jam me shtëpi dhe nuk kam nevojë. Të më japë aq metër që do të më prishë. Të vijë të bëjë jo rrugë, por fushë aviacioni le ta bëjë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-astirit-askush-nuk-ka-pranuar-banesat-sociale-dy-familjet-qe-iken-jetonin-te-pularia

Recommended