Ora News - IKMT shemb banesat në zonën e Astirit, nuk ka rezistencë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
5 objekte të tjera në Unazën e Re janë shembur sot pa rezistencë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në zonën e Astirit. Aksioni nisi herrët në mëngjes dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa pritet që të vijojë dhe më shembjen e një objekti tjetër me shpërthim të kontrolluar. E vetmja përplasje me policinë ishte ajo e qytetarëve të cilët nuk lejoheshin të kalojnë për të mbërritur në itinerar.

Aksioni për shembjen e objekteve në zonë e Astirit nisi rreth orës 6 të mëngjesit të së enjtes, ku zgjati për 4 orë. Forca të shumta policie siguruan zonën ndërsa bllokuan rrugën ku do kryheshin shembjet.

Objektet, një pjesë biznese, pjesa tjetër shtëpi banimi u rrafshuan pa rezistencë nga banorët e unazës të cilët kanë protestuar prej më shumë se një viti.

E vetmja përplasje mes policisë dhe qytetarëve ishte për shkak të bllokimit të qarkullimit të mjeteve dhe lëvizjes së kalimtarëve prej forcave të rendit, duke i penguar që të shkonin në kohë në punë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ikmt-shemb-banesat-ne-zonen-e-astriti-nuk-ka-rezistence

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended