Ora News - Banorët e 'Astirit' në protestë: Banesat do t'i mbrojmë me armë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka vijuar edhe sot protesta e banorëve të "Astirit", të cilët kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Ndërkohë në mëngjes ka nisur prerja e disa pemëve.

Banorët që preken nga projekti thonë se nuk do të lejojnë fadromat ti afrohen banesave të tyre, se ato do ti mbrojnë me armë.

"Si pemët kërkon të na presë dhe neve. Projekti le të bëhet, por në të dëmshpërblehemi me cmimin e tregut 100%. Ne kërkojmë atë që na takon me ligj, me kushtetutën e Shqipërisë. Unë banesën time do ta mbroj me armë. Nuk ka ngelur rrugë tjetër. Kjo ka shumë zgjidhje, por këta nuk pranojnë dialog", tha një prej përfaqësuesve të banorëve.

Të martën ata paralajmërojnë se protesta do të zhvillohet nga fëmijët në kuadër të ditës botërore të të drejtave të fëmijëve.

Ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reth 70% e pronarëve të prekur nga projekti janë pritur në një takim nga kreu i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik.

36 prej tyre kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare.

Në një deklaratë për mediat, ARRSH kërkon nga banorët që të paraqiten pranë institucionit me dokumentat përkatese për të marrë çdo informacion që u nevojitet.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-e-astirit-ne-proteste-banesat-do-ti-mbrojme-me-arme
Recommended