Ora News - Banorët e Astirit, emigrantët dhe artistët bashkohen në protestë para kryeministrisë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Banorët e Astirit, emigrantët, artistët dhe studentët janë bërë bashkë në një protestë para kryeministrisë. Protesta e sotme, ka bashkuar disa kauza, për të cilat ata kërkojnë zgjidhje nga kryeministri. Banorët e Astirit, pasi bllokuan rrugën për disa minuta iu bashkuan protestuesve të tjerë.

Policia vendosi të mos e pranojë protestën e emigrantëve përpara kryeministrisë, por pavarësisht kësaj tubimi është zhvilluar.

"Garantuan protestën e ekstremistëve grekë dhe kërkuat të ndaloni protestën e patriotëve shqiptarë. Zoti Kryeministër, ne jemi këtu. Ju thatë që nuk do ketë protestë. Ne jemi këtu ", tha një emigrant.

Banorët e Unazës së Re kanë marshuar prej zonës së Astrit, për t'iu bashkuar më pas protestës që kishte filluar.

Rrugëtimit nuk i shpëtuan as incidentet.

Në fjalën e tyre protestuesit kërkuan ndryshimin e mentalitetit qeverisës dhe jo emrat.

" Jemi këtu për stuendët, për banorët e Astirit, për minatorët, për naftëtarët, për pensionistët dhe për çdo shtresë që ndihet e shtypur këtu", tha një emigrant.

Në përfundim të protestës, organizatori Gent Sejko i ftoi qytetarët për tu rimbledhur para kryeministrisë mesditën e së shtunës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-astirit-bllokojne-rrugen-do-marshojne-drejt-kryeministrise
Recommended