Ora News - Kapsollë, vezë dhe tymuese te Bashkia, banorët e Astirit: Banesat do i mbrojmë me gjak!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën e 12 të protestës së tyre, banorët e ?Unazës së Re? kanë dalë sërish para Bashkisë së Tiranës për të kundërshtuar prishjen e banesave që përfshihen nga projekti i qeverisë. Ata këmbëngulin të kërkojnë takim me kreun e bashkisë, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama. Nuk munguan përplasjet dhe incidentet me policët bashkiakë.

Banorët e Unazës së Re hodhën kapsollë, tymuese dhe vezë dhe bënë thirrje kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa qëndruan para bashkisë për më shumë se 1 orë, duke kërkuar dëmshpërblim të plotë për pronat e tyre që preken nga zgjerimi i rrugës.

Protestuesit, kërkuan reagimin e bashkisë dhe qeverisë, ndërsa theksojnë se në çdo rast do ti mbrojnë me gjak pronat e tyre.

Në mbështeje të protestuesve ishin dhe anëtarët e PD-së dhe të LSI-së në këshillin bashkiak të Tiranës si dhe deputetë të Partisë Demokratike.

Pas më shumë se 60 minuta më parulla dhe thirrje kundër kryebashkiakut dhe kreut të qeverisë, banorët u shpërndanë, duke vendosur si orar proteste të premten në orën 17:00 në Unazë të Re.

Ora News ndoqi LIVE protestën e banorëve

Ora 12:19 Përfundon protesta dhe mbledhja e këshillit bashkiak

Ka përfunduar protesta dhe mbledhja e këshillit bashkiak. Protestuesit u larguan drejt banesave të tyre duke paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa të marrin zgjidhje për problemin e tyre.

Ora 12:06 Përgatitje për djegie gomash

Protestuesit kanë marrë me vete dy goma, të cilat i kanë vendosur në një hapësirë bosh që i ndan ata dhe policinë. Nuk dihet nëse protestuesit do tu vënë flakën.

12:04 Protestuesit thirrje qeverisë e bashkisë për dëmshpërblim

Vijon e qetë protesta e banorëve të "Astirit" para bashkisë së Tiranës. Ata i bëjnë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të marrë vendim në këshillin bashkiak për ti dëmshpërblyer 100% për banesat e tyre që preken nga projekti për zgjerimin e Unazës së Re.

Ora 11:51 Një qytetar ndihet keq

Një nga protestuesit është ndier keq. Në protestë ka edhe gra dhe fëmijë.

Ora 11:43 Banorët tentojnë të hyjnë me forcë në bashki

Tensione mes banorëve dhe policisë. Me tymit të flakadanëve, banorët po shtyjnë policët për të depërtuar tek dera e bashkisë. Vlen të theksohet se dera është e mbyllur. Ndërkohë shihet dhe një zjarr i vogël te dera.

Ora 11:42 Këshilltarët e djathtë mbështesin protestën

Kryetari i këshilltarëve PD-së, Kreshnik Çollaku u shpreh: Patjetër jemi në mbështetje të protestuesve. E drejta e jetës dhe e banesës janë të drejta themelore.

Ora 11:40 Shtëpitë do i mbrojmë me gjak

"Duam shtëpitë tona, duam pronat tona" është thirrja kryesore që vjen nga protestuesit.

Protestuesit për mikrofonin e Ora News u shprehën: banesat do i mbrojmë me gjak. nuk duam rrëzimin e qeverisë, kërkojmë dëmshpërblim.

Protestuesi: Ju bëjmë thirrje mos lozni me gjakun tonë. Banojmë në Unazën e Re dhe ai sot të vijë pas 30 viteve të na prishë shtëpinë. Kush është ky burrë? Nuk tërhiqemi derisa të vdesim këtu. Nuk ...

Recommended