Ora News - "Edi Rama, ti nuk je Jezu Krishti!Banorët rezistencë kundër prishjes së banesave në Jalë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora 10:24 Situata në Jalë ëshë tejet e tensionuar. Banorët e irrituar duke e krahasuar Ramën me Millosheviçin, thonë se po i nxjerrin me dhunë nga prona e tyre.

Banorja: Më mirë të na kishin vrarë, të na kishin hedhur mina si Millosheviçi në Kosovë.Amani më çoni në një shtet tjetër, mos më lini me këta kriminelë.

Ata i bëjnë thirrje Ministrit Bushatit që sipas tyre është duke kërkuar trojet e tjera të Shqipërisë të shkojë atje dhe të shohë padrejtësinë që u bëhet banorëve të kësaj zone.

Banorët vazhdojnë të protestojnë para kordonit të forcave policore që është vënë barrikadë para mjeteve të IKMT.

Banorja: Ti nuk je Jezu Krisht Edi Rama, je ISIS me dashje jo pa dashje. Në emër të Perëndisë të mallkoj, të lidh, të shkatërroj. Unë jam e fortë sepse kam frymën e Perëndëisë. Ne jemi Jezu Krishta por ti ku do vesh në ferr.Unë të vë biblën sot havale dhe gjakun e Krishtit. Ti ke shkelur mbi gjakun e Krishtit.

Banori: Nuk e kemi me vjedhje, nuk e kemi me grabitje, nuk e kemi me prostitucion, nuk e kemi me drogë, nuk e kemi me krime, nuk kemi vjedhur, nuk kemi shantazhuar, nuk kemi shkatërruar njeri. I kemi me djersën e ballit. I kemi me punën 24 orë në 24. Çfarë na bëni! Pse bëhet luftë ndaj njerëzve, ndaj fëmijëve, ndaj të rinjve që ti lënë rrugë siç i kanë lënë në dete, kanale djemtë e Shqipërisë, djemtë e vendit. Pse bëhet ky krim monstruoz, duke shkatërruar pronën, djersën, duke shkatërruar jetën.

IKMT ka ndërhyrë në një objekt dykatësh njësi shërbimi edhe pse pronarët nuk kishin zhvendosur gjërat që kishin në një minimarket në katin e parë apo objektet elektroshtëpiake që kishin në shtëpitë e tyre. Kanë ndërhyrë dhe pse shtëpia ka qenë e pa boshatisur.

Ora 10:15 Deputetët e PD-së, drejt Jalës në mbështetje të banorëve

Deputetët demokratë për qarkun e Vlorës, Nada Mecorapaj dhe Agron Shehaj, janë nisur drejt Jalës për të kundërshtuar prishjen e banesave të banorëve, që sipas tyre bëhet për interesa të klientëve të Ramës.

PD dënon qëndrimin e Edi Ramës kundër interesit të banorëve të Jalës në favor të interesave të tij private.

Ora 10:00 IKMT: Aksioni mbyllet sot!

Vijon rezistenca e banorëve të Jalës që kundërshtojnë me forcë prishjen e objekteve që ka parashikuar të shembë IKMT, kjo edhe për ti hapur rrugë zgjatimit të plotë të shëtitores së Jalës.

Forca të shumta të rendit janë stacionuar në zonë që prej mëngjesit në mbështetje të IKMT.

"IKMT ka ndërhyrë në një objekt duke e shembur pjesërisht. Por në këto momente nuk po vazhdojnë me itensitet" raporton gazetarja jonë Jerola Ziaj.

Megjithatë nga komunikimet që gazetarja e Ora News ka pasur me IKMT, thuhet se ata janë të vendosur për të përmbyllur sot aksionin që pritet të finalizohet me prishjen e 9 objekteve në zonën e Jalës në Himarë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksioni-i-ikmt-nis-me-tensione-ne-jale-banoret-dhomat-jane-ende-me-pushues

Recommended