Baldushk, banorët kundër shembjes së magazinave e banesave: Bashkia s’ka projekt, vijnë fshehurazi

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

30 familje në fshatin Mustafa Koç janë ngritur në ditën e dytë në protestë për të kundërshtuar shembjen e magazinave dhe shtëpive të tyre. Ato thonë se punonjësit e IMT të bashkisë Tiranë kanë shkuar në zonë pa një projekt dhe pa i lajmëruar. Ato kundërshtojnë këtë projekt dhe nuk janë dakort të shemben shtëpitë e tyre të cilët i kanë ndërtuar me djersë.

Pa një projekt dhe në mënyre tinzare IMT ka shembur magazinat në fshatin Mustafa Koç.

Pas protestës mbrëmjen e së mërkurës, këtë të enjte (24 shtator), banorët nuk kanë shkuar në punë për të parandaluar veprimet e IMT për shembjen e magazinave.

?Ka dy herë që po i presim, marrin informacion edhe ikin. Nuk kanë ardhur për të pyetur. Asnjë njoftim. Kanë ardhur fshehtas. Na ka dërguar bashkia, kaq na thanë.?

Thonë se kanë dëgjuar që do t?iu shemben dhe shtëpitë për një projekt të bashkisë Tiranë.

?Nuk prezantohet kush është, vetëm shembin dhe do prishin magazonat, më vonë mund të dalin edhe të shtëpiat. Ne do dalim në rrugë me gjithë bagëti e familje, të na fusin në ndonjë gropë.?

Si banorë autoktonë nuk janë pyetur ndaj kërkojnë revokimin e këtij vendimi nga njësia administrative Baldushk dhe bashkia Tiranë.

?Asnjë përgjigje.?

30 familjet në fshatin Mustafa Koç shprehen se shtëpitë dhe magazinat i kanë me dokumenta ndaj nuk do të lejojnë asnjë veprim nga IMT.

?Ne kërkojmë pezullimin e këtij akti. Bashkia ka mundësi të tjera, ka troje bosh sa të duash.?

Gjatë mbrëmjes së mërkurës ato kanë depozituar dhe një kallzim në polici ndërsa kërkesat e tyre drejtuar Bashkisë Tiranë ende nuk kanë marrë përgjigje.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/baldushk-banoret-kunder-shembjes-se-magazinave-e-banesave-bashkia-ska-projekt-vijne-fshehurazi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended