Banorët e Orikumit në protestë: Të ndalohet aksioni i shembjes së objekteve, bashkia të na njohë

  • 5 years ago
VLORË- Banorët e Orikumit kanë dalë ditën e sotme në protestë, kundër aksionit për shembjen së objekteve përgjatë bregdetit Radhimë- Orikum.

Në protestën, që organizatorët kanë vënë theksin që është paqësore, ata shprehen se ndonëse disa prej objekteve janë shembur, asnjë përfaqësues nga Bashkia apo prefektura nuk i ka takuar për t'iu prezantuar planin. Me pankarta në duar ku shkruajnë "Djersa jonë mbrohet me gjak" apo "Ndalni shkatërrimin që po bëni për të grabitur", banorët kërkojnë që të ndalohet aksioni deri sa ata të takojnë zyrtarë të Bashkisë.

Recommended