Shtatë të arrestuar për protestat kundër shembjes së Teatrit, lëndohen edhe 7 efektivë të patrullës
  • 4 years ago
Policia e Tiranës shoqëroi 64 persona, nga të cilët 7 u arrestuan, pasi një ditë më parë morën pjesë në protestën pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Mësohet se të arresutarit janë Bolken Abazi, Kasteriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica dhe Edjon Xhoxhaj.

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se gjatë kryerjes së detyrës, forcat e Policisë janë kundërshtuar me dhunë nga persona që ishin grumbulluar për të mos lejuar prishjen e godinës, duke tentuar që të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit, si pasojë 7 efektivë të patrullës mbetën të lënduar.

Të 7  personat e arrestuar akuzohen për "Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme".

"Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme ?Shqiponja". Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin "Nënë Tereza" dhe janë jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.
Recommended