Ora News - "Do t'i shkojmë Ramës në Surrel", banorët e Krujës kundër prishjes së lagjes muze
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Banorët e lagjes "Subash" në Krujë kanë protestuar në ditën e tretë kundër shembjes së banesave të tyre.

Duke theksuar se në këtë mënyrë po prishet trashëgimia, ata kërkojnë zhvendosjen e projektit të rindërtimit në një tjetër zonë.

"Ne do t'i shkojmë në kryeministri. I dashur kryeministër do të vijomë në shtëpi nëse na detyron, do të vijmë në shtëpi. Derisa ti na prish shtëpinë tonë ne do vijmë në Surrel në shtëpinë tënde. Ne nuk dalim në mes të 4 rrugëve. Keni shtëpi aty, keni një lagje 500 - vjeçare. Monument kulture nuk keni vetëm kalaja, nuk është pazari i vjetër. Monumentet e kulturës fillojnë që nga themelet e Krujës, lagjet e Krujës, lagjja "Subash", u shpreh një banore e lagjes.

"Është dita e dytë që i bëhet thirrje kryetarit të bashkisë Krujë që të jetë prezent në një takim. Si është marrë vendimi, çfarë do bëhet më tutje që ta anulojmë këtë vendim që na cënon shtëpitë tona. Do të ndjekim hapat e tjerë, Bashkia e Krujës po na injoron, ne nuk kemi pse ta respektojmë më. Hapat e tjerë po konsultohemi me ekspertët që të merren në mënyrën e duhur", tha një banor.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/kruje-ne-proteste-banoret-kunder-shembjes-se-banesave-ne-lagjen-muze

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended