E blerë që në '39, banorët kundër prishjes së shtëpisë te 'Petro Nini': Vendimin e mori Gjin Gjoni
  • 6 years ago
TIRANË- Ditën e sotme në një nga lagjet më të dëgjuara të kryeqytetit, atë të ?Petro Ninit? po zhvillohet një protestë e dy familjeve që kundërshtojnë prishjen e banesës së tyre dy-katëshe nga një vendim i dhënë nga gjyqtari Gjin Gjoni.

Para shtëpisë së tyre ka mbërritur përmbarimi, me qëllim nxjerren e banorëve nga shtëpia, gjë që ka sjellë përplasje mes tyre.

Për kamerën e ?Report Tv? ka folur vetë pronari i shtëpisë, i cili është shprehur se pronën e ka blerë që në vitin 1939 dhe se për të ka paguar edhe paratë e ndërtimit në vitin 2009.

Sipas tij, prona është sekuestruar nga qeveria e kohës në ?39 dhe se tani ajo është në proces legalizimi.

Ai pretendon se vendimi i dhënë nga gjyqtari i apelit Gjin Gjoni është i anëshëm pasi ai nuk ka shkruar në vendim asnjë nga pretendimet e avokatit të tyre.

Kemi blerë shtëpi nga Enti i banesave në vitin 1939 kur e ka blerë gjithë Shqipëria. E privatizuam dhe nuk ka asnjë barrë ligjore. Që në 2009 kam paguar lekët për infrastrukturë. Legalizimi thotë që je në proces legalizimi. Jemi në konflikt me Aleksandër Gavoci. Komisioni i Kthimit të Pronave i dhënë pronë nga shkolla Petro Nini e deri më këtu. Prona i është sekuestruar nga qeveria e kohës në vitin 1939. Gjin Gjoni, Elona Stavri dhe Hysni Demiraj thotë toka është e këtij. Gjoni nuk shkruan asnjë fjalë për gjithëçfarë ka kërkuar avokati ynë. Ky është gjyqi i Gjin Gjonit. Ne kërkojmë që kryeministri të ndalojë përmbarimin. Na tha shteti jetoni në këtë shtëpi, dhe jetuam. Kam 64 vjet që jeton këtu. Ne jemi tek shtëpia jonë ku na tha shteti.
Recommended