Report Tv-Prishen dy banesat e para në 'Astir', nis shpërngulja nëpër banesat sociale
  • 5 years ago
Menjëherë pas zhvendosjes së tyre, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkia Tiranë kanë vijuar sot në mbrëmje me prishjen e ndërtimeve që preken, duke i hapur rrugë kështu realizimit të projektit. Lajmin e ka dhënë vet kryebashkiaku Veliaj, i cili shpreh mirënjohje për familjet e para që u zhvendosën dhe pranuan të lirojnë banesat e tyre.

?Mirënjohje 2 familjeve të para që pranuan sonte prishjen e 2 banesave pa leje në Unazën e Re në shkëmbim të banesave sociale. Më mirë për ato të 2-ja e më mirë për 200 mijë shoferë që do kenë Unazën. Një qytet që s?ka të humbur e që s?e lejon politikën të përdorë! FORCA!?, shkruan kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale.
Recommended