Report TV - Nis aksioni në 'Astir'/ IKMT: Do shemben 33 objekte, 21 prej tyre janë shpronësuar

  • 5 years ago
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar nisjen e aksionit për shembjen e 33 objekteve në zonën e Astirit. IKMT njofton se janë shpronësuar 21, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

"IKMT nis aksionin tek ?Astir? Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e ?Astirit?, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështetet në këtë aksion nga policia e shtetit", njofton IKMT.

Recommended