Ora News - Banorët e Astirit kundërshtojnë Ballukun: Nuk lejojmë të preket asnjë cep shtëpie
  • 5 years ago
#oranews
Pas informacioneve se në zonën e Astirit do të shemben dhe ato shtëpi që preken pjesërisht nga ndërtimi i Unazës së Madhe, banorët shprehen të vendosur për të mos lejuar aspak zbatimin e vendimit që rrezikon të lërë qindra familje pa një çati. Nëse një projekt i tillë do të vihej në zbatim, për ta do të thoshte rrënim i plotë.

"Në fillim fare më thanë kap vetëm 40 cm, ajo kolona e verandës që duket aty, ajo thanë është mundësia për të mos e dëmtuar fare. Tani siç më kanë thënë banorët, edhe 1 metër nëse preket banesa do të prishet e gjitha".

Kjo shtëpi ishte planifikuar të prishej pjesërisht nga projekti i Unazës së Madhe. Por vetëm një muaj nga marrja e detyrës, ministrja e re e Infrastrukturës Belinda Balluku duket se nuk ka pranuar të respektojë marrëveshjen e arritur nga paraardhësi i saj, edhe pse i përkasin të njëjtës qeveri.

Të 4 anëtarët e kësaj familje do të mbeten pa një çati ku të jetojnë.

Ylli Këllezi: Kam dy fëmijë, vetëm jam person me aftësi të kufizuar, kam dorën e prerë.Çunin e madh e kam në vit të tretë në gjimnaz, çunin tjetër e kam 13 vjeç me sëmundjen e autizmit. Vetë i katërti, çfarë të mbaj?

Kryefamiljari, Ylli Këllezi, thotë se këtë ndryshim të vendimit ende nuk ia kanë bërë zyrtarisht, por nëse do të zbatohet do të ishte një rrënim për ta.

Ylli Këllezi: Ky vendim na vret për së gjalli. Këta të vrasin për së gjalli. Me këtë vendim thotë vdis dhe qesh se dua unë.

Por si familja e Ylli Këllezi janë me qindra familje në këtë zonë, të cilave iu shuhet shpresa për mbajtjen e një copëze nga shtëpia e tyre për të jetuar.

Ata thonë se nuk do e lejojnë shembjen e banesës, duke kërkuar mbajtjen e premtimit të bërë më parë.

"Ta fshijnë nga mendja se edhe foletë e milingonave po ti prishësh të hidhen milingonat dhe të pickojnë nga këmbët. Këtu populli është betuar të mbrojnë banesat me jetët e tyre".

"Po konfrontohemi me policinë, por nëse ata zbatojnë urdhrat e kriminelëve dhe ne kemi të gjithë të drejtën e Zotit për të mbrojtur fëmijët tanë dhe shtëpitë tona".

Në fund të vitit të shkuar banorëve të zonës së Astirit iu dha premtimi se banesat që prekeshin pjesërisht nga ndërtimi i rrugës nuk do të shembeshin.

Për këtë do të duhet të merret dhe firma e një inxhinieri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-astirit-kundershtojne-ballukun-nuk-lejojme-te-preket-asnje-cep-shtepie

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended