Anulohet rruga Thumanë-Kashar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vendimin e parë si Ministre e Infrastrukturës Belinda Bulluku e mori për të shpallur anullimin e procedurës së partneritet publik privat, per autostradën Thumanë - Kashar.Në një dalje para mediave, ministrja armuentoi se ky vendim lidhet me një interes më të madh: atë paktit për universitetin.Kam vendosur ndërprerjen e procedurës së partneritetit Publik Privat për Aksin Thumanë - Kashar. Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti, qeveria do ta dedikojë në funksion të zbatimit të angazhimeve të Paktit për Universitetin, në fushën e infrastrukturës arsimore qoftë asaj fizike e qoftë asaj dixhitale- u shpreh Balluku.Por interesi nuk është vetëm për paktin për universitetin. Sipas Ballukut pjesë e projektit të autostrades do të jetë edhe segmenti Tirane-Ndroq-Plepa dhe në një fazë të dytë do të vijohet në Kashar-Rrogozhinë.Natyrisht ne nuk do të heqim dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar, aq më tepër që projekti është gati. Ky aks ka një rëndësi shumëfishe dhe ne jemi duke studiuar përfshirjen e tij: në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë - Durrës ku bën pjesë edhe rindërtimi i rrugës Tiranë - Ndroq - Plepa në Fazën e pare si dhe ndërtimi i rrugës Kashar - Rrogozhinë në Fazën e dytë. Ideja është që pikërisht këtij aksi, pra Kashar - Rrogozhinë ti shtohet dhe aksi Thumanë - Kashar, i cili garanton qoftë hyrjen e shpejtë në Tiranë nga veriu qoftë një lidhje shumë me të shpejtë midis veriut dhe jugut gjatë sezonit turistik.Por pse ky vendim nis pikërisht me këtë procedurë? Ministria e Infrastruktrës, në mars të 2018 shpalli fitues të këtij projekti kompaninë Gener 2, me një vlerë prej 225. 8 milion euro. Ishte pikërisht kjo kompani e drejtuar nga Bashkim Ulaj, që u përfshi në akuza për skandalin e tenderit për unazën e madhe si dhe të tenderit tjetër për ndërtimin e linjës së energjisë Burrel-Peshkopi.Kompania DH Albania falsifikoi të githë dokumentacionin si dhe firmën e sekretarit të shteti në Delawer të shteteve të bashkuara të Amerikës. Por ministrja mohoi që anullimi i prcoedurës të ketë lidhje me këtë skandal.Vendimi ka lidhje për ato që ju thashë më sipër- iu përgjigj ministrja pyetjes nëse ky anullim lidhjet me skandalin DH Albania.Aktualisht, për projektin Thumanë -Vorë -Kashar ishte shpallur fituesi, ndërsa ende nuk ishte lidhur kontrata mes palëve. Por ky segment rrugor me gjatësi 20 km u kontestua edhe për shkak të kostot së lartë të ndërtimit.

Recommended