Anulohet vizita e Pompeo në Korenë e Veriut - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të ndalojë vizitën e planifikuar në Korenë e Veriut, të shefit të diplomacisë Mike Pompeo.



Kjo për shkak të mungesës së përparimit në procesin e denuklearizimit.




?I thashë Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo se këtë herë nuk duhet të shkojë në Korenë e Veriut, sepse unë mendoj se nuk është arritur përparim i mjaftueshëm në denuklearizimin e Gadishullit Korean. Sekretari i Pompeo është në pritje të një udhëtimi drejt Koresë së Veriut në të ardhmen e afërt, më shumë gjasa pasi të zgjidhim marrëdhëniet tona tregtare me Kinën. Ndërkohë, dëshiroj t?i dërgoj përshëndetjet e ngrohta Presidentit Kim.?



Qëndrimi i Trump krijon një kthesë në marrëdhëniet mes dy vendeve, megjithe konsideratat e shprehura ndaj tij në mesazh.



Pas samitit të qershorit në Singapor, negociatat kanë ngecur dhe Pompeo i bën thirrje Phenianit të ndërmarrë hapa konkretë për të braktisur arsenalin bërthamor. Koreja e Veriut, megjithatë, dëshiron që Uashingtoni të bëjë lëshimet e para.



Reagimi i presidentit Trump erdhi pasi Pompeo njoftoi se do vizitonte Phenianin javën e ardhshme.
Recommended